TERMOIZOLIMI
Shtëpi e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër.
Termoizolimi në Emi 6 realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.
Termoizolimi lesh guri krijon kushte shumë të larta të izolimit termik duke iu mbivendosur sistemit struktural me tullë.
DYERT & DRITARET
Dritaret plastike me dopjo xham termik, ku si izolues eshte përdorur gaz argon sipas projektit, gjithashtu dhe për dyert e jashtme të apartamenteve është përdorur leshi i gurit për izolim më të mirë termik e akustik.
Property Details
Amenities
State:
Shqiperi
City:
Tirane
Total Surface:
129.1m2 m²
Veranda:
44.4 m²
Net Surface:
109.9m2 m²
Garden:
0 m²
Total lot:
Bedrooms:
3
Orientation:
Veri
Toilets:
3
Property Registration:
Ne ndertim
Building Features
Construction year:
2022
Commercial & Residential Buildings
Eshtë një godinë banimi dhe shërbimesh, e cila ndodhet në Rrugën “Riza Cerova”, rreth 250 metra nga sheshi ‘Selvia’ dhe vetem 7 min nga Sheshi Skënderbej (Qendra e Tiranës).
Godina është në një nga zonat me të mira të kryeqytetit, shumë e gjallë duke ofruar cdo shërbim të nevojshëm për një jetes të rehatshme dhe në standarte të larta.Ka nje pozicion teper te favorshem, e gjendur rreth 100 metra larg Shkolles se Mesme te Pergjithshme ‘Partizani’ & Gjimnazit ‘Andon Zako Cajupi’, rreth 3 min larg Komisariatit Nr.1 te Policise dhe vetem 2 min larg nga Qendra Spitalore ‘Nene Tereza’.
Kjo godinë është konceptuar si një ndërtim modern me 5, 8, 10 dhe 11 kate, ku si funksion kryesor i saj është banimi por gjithashtu ofron ambjente për shërbime, zyra dhe dyqane. Në funksion të shërbimeve të mësipërme janë projektuar edhe 2 kate parkimi nëntokësor.