Elysium Residence nje rezidence e re me vila, ka një vendodhje shumë të mirë, shtrihet në një terren kodrinor mes ajrit të pastër, gjelbërimit dhe një pylli brenda rezidences, dhe vetëm 1.5 KM nga TEG dhe 4.3 KM nga qendra e Tiranës. Residenca ofron dritë ntyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit të saj jug-lindje. Ka një panoramë shumë të bukur të zonës përreth e cila karakterizohet nga kodrina dhe paracela të gjelbëruara, privatësi dhe qetësi të cilat e bëjnë një nga vendodhjet më të preferuara të Tiranës. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që Elysium Residencë të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial.
Elysium Residence do të ofrojë infrastrukturë moderne duke sjellë diçka të re në arkitekturen e zonës, hapsira të dedikuara për këmbësorë dhe biçikleta, hapsira për parkim, hapsira të gjelbëruara, bar/kafe, market dhe një kënd lojrash për fëmijë. Vilat ofrojnë cilësi të lartë ndërtimi, sistem termoizolimi kapot, sistem ngrohje-ftohje, rifiniturat do të bëhen me tullë dhe veshje tulle në dukje, dritaret dhe vetrata të mëdha me ngjyrë të bardhë që do ofrojnë ndriçim natyral dhe pamje panoramike, parapetet e ballkoneve do të jenë me balaustra xhami duke ju përshtatur stilit arkitektonik dhe objektet do te mbulohen me cati me tjegulla të kuqe marseljeze.
Vilë Individuale në shitje 2 kateshe + bodrum me sipërfaqe ndertimi 317 m2 + oborr 470 m2, parkim per 2 makina me orientim lindje-jug-perendim-veri. Vila ofron nje bodrum që mund të përshtatet sipas kërkesave të klientit me ambiente shërbimi, fitness, kantinë vere, lavanderi etj. Në katin perdhe ndodhet nje ambient ndenje i bollshem, ambient i kuzhines dhe ngrënies i vecuar me dritare, një banjo dhe garderobë. Kati i dytë ofron 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 garderobe.
Do të ofrohet kredi deri në 60 % të vleres.
Parashikuar të mbarojë në Dhjetor 2021.