VENTURE PARK

VENTURE - CITY VILLAS RESIDENCE

Kompleksi elitar rezidencial “Venture Park” shtrihet në një sipërfaqe prej 20.000 m2 në një pozicion ideal, lehtësisht i aksesueshëm nga dy qytetet më të zhvilluara e kryesore të Shqipërisë. Gjendet mes gjelbërimit, larg zhurmës e ndotjes së qendrës, Venture Park ndodhet 12 kilometra larg kryeqyetetit, 10 min nga Aeroporti Nënë Tereza dhe në aksin kryesor Tiranë- Durrës. Gjithashtu avantazh përbën dhe afërsia me qendrën tregtare “Citypark”, e cila vjen me një koncept të ri shërbimi, dyqanesh, qendër panairi, bar, restorante dhe Aquapark.  

Venture Park është zemra e një rajoni në zhvillim, i cili shkon përtej kufijve administrative, me zhvillimin e një projekti urban të aksit ekonomik Tiranë-Durrës, i njohur si DURANA. Kjo zonë shihet si qendra kryesore metropolitane e Shqipërisë ashtu si dhe një promotor i zhvillimit të ekonomisë për të gjithë vendin. 

DETAJET E PRONES

Venture Park është i pozicionuar në Perëndim të Tiranës, përgjatë korridorit multifunksional Tiranë – Durrës. Përkrah qendrës tregtare Citypark me një pozicion unik sepse është në kryqëzim të korridoreve ekonomike Veri -Jug dhe Lindje – Perëndim. Nodhet 10 min larg nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, 20 min nga Durrësi dhe 3 orë nga Prishtina. 

Pozicioni  Venture Park është pika e parë e kontaktit dhe më e aksesueshmja për banorët e Kosovës ashtu si dhe Jugun e Shqipërisë, duke e kthyer zonën e mbulimit, e konsideruar terciale, në 2.1 milion banorë. 

Kompleksi përbëhet nga 32 vila elitare dhe 350 apartamente deluxe. Secila vilë do të ketë një sipërfaqe ndërtimi prej 170-210 m2 të shpërndarë në dy kate dhe një sipërfaqe trualli prej 420-620 m2 me dy vende parkimi të dedikuar dhe një infinity pool. Struktura e vilave vshtë projektuar me një rezistencë ndaj tërmetit prej 9 ballësh. Hekuri i përdorur është i markës ‘Sidenor’ dhe marka e betonit ‘300’janë të testuara nga laboratorët SGS duke garantuar kështu  rezistencën dhe cilësinë e materialit. 

Fasada e vilës do të jetë një kombinim i teknologjisë së fasadës së ventiluar, xham struktural dhe veshje guri natyror për të siguruar maksimumin e komfortit termik dhe estetikës moderne të saj. Infrastruktura e komplksit siguron furnizimin me ujë 24 orë nga burimet nëntokësore me sistem filtrimi osmoze, teknologji nga Izraeli. Për të siguruar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, 24 gjeneratore do të jenv në dispozicion, për cdo rast emergjence. Kompleksi do të ketë një sistem sigurie me kamera dhe roje private për të ofruar qetësinë dhe sigurinë e banorëve të tij. 

  • Qyteti

    Tiranë

  • Numri i vilave

    32 vila

  • Cmimi

    2.000 Euro/m2

  • Adresa

  • Vende parkimi

    2 vende parkimi

  • Te tjera

    60 m2 pishine per cdo vile

KONTAKTO