Kompleksi residencial është i pozicionuar në një nga zonat më të dëshiruara të kryeqytetit në kodrinën e liqenit të thatë me pamje
nga liqeni artificial dhe liqeni i thatë. Lehtësisht i aksesueshëm nga unaza e re e Tiranës. Ky kompleks përbëhet nga blloku “A” dhe blloku “B” Me 5 kate mbi tokë hapsira residenciale dhe 2 katet nëntokë. Projekti ofron standardet më të larta në ndërtim dhe shërbim. Arkitektura e ndërtesës lejon qarkullimin e ajrit, dritë natyrale dhe integrimin e mjedisit përreth me apartamentin. Hyrja dhe dalja nga residenca mbikqyret nga rojet e sigurisë dhe kamerat vëzhguese 24 orë/24. Recepsioni në hyrje të ndërtesës do të jetë në dispozicion të banorëve për çdo informacion që do të nevojitet. Kompleksi do të ketë 94 apartamente në total. 88 vende parkimi në total ku në katin nëntokë -2 do të ketë 61 vende parkimi dhe në katin nëntokë -1 do të ketë 27 vende parkimi. Kompleksi do të jetë i pajisur me SPA të brendshme në residencë e cila është e pajisur me pishinë të brendshme prej 208 m2 me cilësinë më të lartë të ujit dhe teknologjisë Gjermane Fresnius me përvojë nga AQUAPARK. Fitnes me sipërfaqe prej 1500 m2 do të jetë e pajisur me teknologjinë më bashkëkohore të pajisjeve për trajnim dhe instruktorë profesionistë. Gjithashtu në ambjentet e jashtme do të ketë Supermarket prej 333m2 i cili do të jetë në shërbim të residentëve, si dhe bar kafe brenda dhe jashtë kompleksit.
Për më shumë informacion shkoni te https://wawinvestment.com/palladium/