SAN NICOLAS
SAN NICOLAS - RESORT & RESIDENCES
Plazhi i Palasës është një mjedis i përsosur për t’u kthyer, relaksuar dhe shijuar Detin Jon. Rrethuar nga natyra ( mali, deti, qielli) aty ku bukuritë natyrore bëhen bashkë dhe ndërthuren me arkitekturën e stilit modern, në vendin ku mbizotron gjelbërimi.
San Nicolas është një resort i përbërë nga rezidenca banimi, shërbime, zona rekreative dhe hoteli me 5 yje. Në një sipërfaqe totale ndertimi 60.000m², me një
intensitet ndërtimi 3-fish më të ulët se ndërtimet përreth zonës (i=0.3) me një koeficient shrytëzimi 20%. Një planifikim i tillë i kujdesshëm ruan gjelbërimin
aktual dhe shkrin ndërtimin me natyrën duke e bërë pjesë të saj. Fokusi i këtij projekti është jetesa luksoze dhe kthimi i një zone në turizmin elitar, duke ofruar tipologji të ndryshme nga vilat luksoze elitare me sipërfaqe mbi 400m² dhe deri tek vilat individuale me sipërfaqe 194m². Karakteristikë e projektit është fakti se 90% të ndërtimit në zonën rezidenciale e zënë vilat të gjitha me pishinë individuale.
Hoteli San Nicolas është Hoteli me 5 yje i resortit i cili ka një sipërfaqe prej 15000m² dhe përbëhet nga 80 dhoma dhe 10 suita. Pishinat e hotelit do kenë një pjesë të rëndësishme, të mjaftueshme për të gjithë mysafirët. Një nga shërbimet eskluzive do jenë Cazino dhe qendra SPA, më të mëdhatë në rajon.
DETAJET E PRONES
TIRANA 215 KM
KOSOVA 450 KM
VLORA 51 KM
GJIROKASTER 120 KM
SARANDA 75 KM
BARI, ITALI 315 KM
Palasa ndodhet pas Parkut Kombëtar të Llogarasë, duke qënë njëkohësisht afër qytetit të Gjirokastres, Vlorës, Dhërmiut dhe pranë Sarandës & Butrintit.
Zona e Palasës është e njohur për vlerat e saj historike dhe kulturore, por edhe për bukuritë e rralla natyrore, si :
-MALI I CIKËS
-PARKU KOMBETAR I BUTRINTIT
-PARKU KOMBETAR I LLOGARASE
-AMFITEATRI I ORIKUMIT
San Nicolas ofron një qasje të fortë ekologjike e cila përfshin përzgjedhjen e materialeve më të mira natyrore duke garantuar siguri, funksionalitet dhe estetikë, materiale sic janë edhe veshja me gurë dhe vetratat termike, etj. Jane bërë investime në sistemin avangarde të burimeve të energjisë së rinovueshme.
APARTAMENTE – San Nicolas ofron 117 apartamente premium të vendosura në 13 godina 3 katëshe, të cilat kanë 3 apartamente në kat ku apartamentet e katit përdhe aksesohen nga rruga drejt oborrit me pamje të mrekullueshme nga deti.
VILA – Vilat në San Nicolas janë të pozicionuara dhe të grupuara sipas një shpërndarje topografike të konceptuara në 2 kate. Janë të konceptuara me pishina individuale dhe të gjitha kanë pamje nga deti panoramike.
San Nicolas përbëhet nga 115 vila me mundësi zgjedhje me sipërfaqe të ndryshme nga 194m² e deri tek 400m² sipërfaqe ndërtimi.
SAN NICOLAS ka pjesë të tij dhe zona të përbashkëta për argëtim apo shërbime të ndryshme.
QENDËR REKREACIONI
Zona e rekreacionit ne San Nicolas do te perbehet nga
sherbime te shumta per resortin, duke perfshire:
RESTORANTE, BEACH BAR, PISHINË E HAPUR & ZONA
RELAKSI, QËNDËR SHËNDETSORE DHE FARMACI,
SUPERMARKET.
PROGRAMI I QIRADHËNIES
Nga promovimi i pronës tuaj e deri tek menaxhimi i banesës gjatë kohës që jeni larg, ekipi ynë i dedikuar do t’jua bëjë më të lehtë që të maksimizoni kthimin tuaj nga investimi.
MUNDËSI FINANCIMI
Concord Investment ofron mundësi financimi deri në 80% të vlerës pa kolateral duke dhënë asistence maksimale dhe aprovim maksimal të procesit.
KONTAKTO
VILA DHE PLANIMETRI





