EMI 6
EMI 6
”EMI 6” është një godinë banimi dhe shërbimesh, e cila ndodhet në Rrugën “Riza Cerova”, rreth 250 metra nga sheshi ‘Selvia’ dhe vetem 7 min nga Sheshi Skënderbej (Qendra e Tiranës). Godina është në një nga zonat me të mira të kryeqytetit, shumë e gjallë duke ofruar cdo shërbim të nevojshëm për një jetes të rehatshme dhe në standarte të larta. ‘Emi 6’ ka nje pozicion teper te favorshem, e gjendur rreth 100 metra larg Shkolles se Mesme te Pergjithshme ‘Partizani’ & Gjimnazit ‘Andon Zako Cajupi’, rreth 3 min larg Komisariatit Nr.1 te Policise dhe vetem 2 min larg nga Qendra Spitalore ‘Nene Tereza’. Kjo godinë është konceptuar si një ndërtim modern me 5, 8, 10 dhe 11 kate, ku si funksion kryesor i saj është banimi por gjithashtu ofron ambjente për shërbime, zyra dhe dyqane. Në funksion të shërbimeve të mësipërme janë projektuar edhe 2 kate parkimi nëntokësor.
DETAJET E PRONES
Godina do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar, ndriçim, hapësira pushimi, dhe sipërfaqe të përbashkëta për një jetë komunitare të rehatshme.
EMI 6 do të ofrojë apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1 ambjente për njësi shërbimi dyqane dhe zyra. Planimetritë janë të mirëorganizuara dhe me hapësira optimale. Komode dhe të përshtatshme si për familjet e vogla edhe për ato të mëdha.
Fasada do të jetë e ventiluar plotësisht, ku në të gjithë rastet eficenca e energjisë që përfitohet është e njëjtë. Dritaret e vetratat e janë të stilit Francez me vendet e posaçme për vazo me lule për t’i shtuar elementët natyralë. Kangjellat dekorative dhe parapetet metalikë të ballkoneve janë projektuar si zgjidhje e veçantë arkitektonike, si edhe si element sigurie për të gjitha moshat.
Shtëpi e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër.
Termoizolimi në Emi 6 realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.
Termoizolimi lesh guri krijon kushte shumë të larta të izolimit termik duke iu mbivendosur sistemit struktural me tullë.
Dritaret plastike me dopjo xham termik, ku si izolues eshte përdorur gaz argon sipas projektit, gjithashtu dhe për dyert e jashtme të apartamenteve është përdorur leshi i gurit për izolim më të mirë termik e akustik.
Kompania ka përdorur një sërë zgjidhjesh inxhinierike për të adresuar tipet e ndryshme të zhurmave si më poshtë.
Zhurmat ajërore të brendshme si zëri i lartë i radios, televizorit, muzikës, bashkëbisedimit janë zhurma që vijnë nga apartamentet e tjera ngjitur. Kriteret kryesore për izolimin e këtyre zhurmave janë ngurtësia e mureve dhe përdorimi i materialeve zë-absorbuese. Muret ndarëse ndërmjet apartamenteve dhe hollit të përbasthkët janë mure notues të dyfishtë me lesh guri zë-izolues në mes të izoluar nga elementët strukturorë të godinë.
Objekti ka një shkallë e cila është e pajisur me ashensor. Hyrja për në hapësirën e shkallës bëhet nga korridori i kateve.
-
Qyteti
Tiranë
-
Kate total
11 kate
-
Kate Njësi Tregtare
1 kat
-
Sipërfaqe Totale e Ndërtimit
m2
-
Faza e ndërtimit
-
Njësi tregtare në shitje
-
Adresa
Rruga "Riza Cerovaa"
-
Kate banimi
10 kate
-
Kate parkimi
2 kate
-
Hipoteka
-
Apartamente në shitje
-
Parkime në shitje
KONTAKTO
APARTMENTS

Apart 1+1
”EMI 6” është një godinë banimi dhe shërbimesh, e cila ndodhet në Rrugën “Riza Cerova”, rreth 250 metra nga sheshi ‘Selvia’ dhe vetem 7 min


