Kompleksi elitar rezidencial “Venture Park” shtrihet në një sipërfaqe prej 20.000 m2 në një pozicion ideal, lehtësisht i aksesueshëm nga dy qytetet më të zhvilluara e kryesore të Shqipërisë. Gjendet mes gjelbërimit, larg zhurmës e ndotjes së qendrës, Venture Park ndodhet 12 kilometra larg kryeqyetetit, 10 min nga Aeroporti Nënë Tereza dhe në aksin kryesor Tiranë- Durrës. Gjithashtu avantazh përbën dhe afërsia me qendrën tregtare “Citypark”, e cila vjen me një koncept të ri shërbimi, dyqanesh, qendër panairi, bar, restorante dhe Aquapark.
Venture Park është zemra e një rajoni në zhvillim, i cili shkon përtej kufijve administrative, me zhvillimin e një projekti urban të aksit ekonomik Tiranë-Durrës, i njohur si DURANA. Kjo zonë shihet si qendra kryesore metropolitane e Shqipërisë ashtu si dhe një promotor i zhvillimit të ekonomisë për të gjithë vendin.